SPAK ka marrë në pyetje ish-ministrin e Ekonomisë, Genc Rulin, lidhur me privatizimin e Kompleksit Partizani, një dëshmi që ka zgjatur për më shumë se një orë.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për News24 dhe BalkanWeb se Ruli qëndroi afro një orë dhe dha shpjegime në cilësinë e personit që ka dijeni për hetimin. Ky kallëzim është bërë nga PS dhe kreu i grupit parlamentar socialist, i cili iu drejtuar SPAK duke thënë se ka shkelje të rënda në lidhje me këtë privatizim.

Ruli u është përgjigjur të gjitha pyetjeve, ndërsa burime kanë bërë me dije se ka pretenduar se ka zbatuar të gjitha procedurat e posaçme lidhur me privatizimin, ndërsa ka refuzuar që të flasë për mediat.

Në ditët në vijim, pritet të thërritet në SPAK edhe Sali Berisha.


Ndërkohë, një ditë më parë në SPAK ka dëshmuar edhe ish-drejtuesi i Komandës së Mbështetjes Logjistike të FA, Vladimir Qiriazi, ku u pyete si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit dhe për veprimet e tij. Më herët për të njëjtën çështje ka dëshmuar në SPAK edhe ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: