Të paktën 8 persona humbën jetën në një sulm me bombë ndaj autokolonës së një deputeti në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Tariq Aryen në një deklaratë për media tha se ndaj autokolonës së deputetit Khan Mohammaf Wardak është kryer sulm me bombë në rajonin Sipinkeley të Kabulit.

“Në sulm humbën jetën 8 persona, përfshirë truprojat e deputetit”, tha Aryen i cili shtoi se janë plagosur Wardak dhe 15 persona të tjerë.

Ndërkohë përgjegjësinë për sulmin ende nuk e ka marrë askush.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb