Negociatorët qeveritarë kanë mbërritur në Emiratet e Bashkuara Arabe për t’iu bashkuar bisedimeve me militantët talebanë, në përpjekje për t’i dhënë fund luftës 17 vjeçare në Afganistan.

Bisedimet ndërmjetësohen nga Shtetet e Bashkuara, ndërkaq Arabia Saudite dhe Pakistani, vende këto që kanë ndikim te talebanët, gjithashtu po marrin pjesë në bisedime.

Ende nuk është e qartë se çfarë është diskutuar edhe pse bisedimet e mëparshme u përqëndruan në propozimet për një armëpushim në Afganistan dhe një tërheqje të pranisë së trupave të huaja.

Përfaqësuesi amerikan në bisedime Zalmay Khalilzad ka thënë se dëshiron të shoh një marrëveshje përpara zgjedhjeve të ardhshme afgane të parapara të mbahen në prill të vitit të ardhshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: