Ish-kryeministri Sali Berisha mohon të ketë një afrim mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta. Sipas tij, Rama e ka shfrytëzuar angazhimin e Presidentit për të kontribuar sado pak në këtë pandemi.

Berisha tha ne emisionin “Kjo Jave” ne News 24 se Rama të njetjën gjë ka bërë edhe me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha pas mbledhjes së Parë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

“Në këndvështrimin tim epidemia në vetvete përbën një lloj momenti për përqendrim total në kapërcimin e saj. Presidenti i Republikës është përpjekur me dy mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare që të luajë një rol për përballimin e suksesshëm të kësaj situate. Unë gjykoj se Edi Rama e ka keqshfrytëzuar për pushtetetin e tij dhe këtë nuk ka shqiptar opozitar që nuk e ka të qartë. U bë Mbledhaj e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, njerëzit thanë po mirë,u diskutua për hallet tona, kurse Rama të nesërmen në një mënyrë ordinere i coi spotin Bashës për t’i treguar mbështetësve të tij se për mua është një hicgjë, ndaj them se jemi përballë qëllimeve primitive”,- tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb