Më në fund, Gareth Bale vendos të largohet nga Real Madrid. Pas një luftë të ftohtë me drejtuesit e klubit spanjolle, Bale është bindur për ti dhënë fund karrierës së tij me mbretërorët ku fitoj gjithçka por jo respektin e klubit që në fund i rezervuan stolin dhe tribunën. Jashtë planeve të Zidane, uellsiani kërkon të bashkohet me një ish trajnerin e tij Jose Mourinho dhe këtë kërkon ta bëj pikërisht tek ish ekipi i tij Tottenham Hotspur, fakt të cilin e pranoi publikisht agjenti i tij në një intervistë për BBC: “Gareth vazhdon të jetë i dashuruar me “gjelat”. Po flasim me Realin dhe me Tottenham, është pikërisht klubi ku kërkon të shkoj”, theksoi agjenti i tij duke përcjell një mesazh të qartë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë, nuk do të jetë kaq e lehtë që Bale të rikthehet në Londër. Paga e tij është pengesa më e madhe, 15 milion euro në sezon, për këtë arsye Tottenham e kërkon lojtarin në formë huazimi në mënyrë që Reali të paguaj një pjesë të pagës. Pas 7 vitesh, Bale mund të rikthehet pikërisht tek ekipi që mori famë, në 2013 Reali pagoi 100 milion euro për ta transferuar në Madrid duke vendosur një rend të ri në tregun e transferimeve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb