Askush nuk e imagjinonte që Reali të dorëzonte fronin në Champions League në këtë mënyrë. Ajax tronditi në themel të gjithë projektin e madrilenëve, i eliminoi në mënyrën më të turpshme të mundshme duke i shkaktuar një humbje më “poker” golash. Tifozët shpërthyen në fyerje ndaj trajnerit Santiago Solari, por as kjo humbje nuk mjaftoi që ai të jap dorëheqjen:

C 29 Fotogallery 1024657 Imagegallery Imagegalleryitem 16 Image
C 29 Fotogallery 1024657 Imagegallery Imagegalleryitem 16 Image

“Jemi të trishtuar, na vjen keq për tifozët, ishte një mbrëmje e keq”. Solari e ka të pamundur të argumentojë shkaqet që sollën këtë eliminim: “Janë shumë faktorë, ky është futbolli, gjithçka na shkoi keq, nuk është një justifikim dhe as nuk ngushëllohemi, por kështu shkuan gjërat”. Me dorëheqjen e munguar sipas të gjithë gjasave Solari tashmë pret vetëm shkarkimin:

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Krizë? Këto janë gjëra që i thoni ju gazetarët, në duhet të vazhdojmë të punojm me profesionalizëm dhe të kalojmë këtë moment të vështirë”. Në fund e vetmja gjë me klas që bëri Solari ishin komplimentet për kundërshtarët: “Ajax e meritoi fitoren, ka kualitet dhe shumë talente, mund të shkojnë shumë përpara në këtë turne”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb