Një video po qarkullon në rrjetet sociale, në të cilën Juli ka bërë një deklaratë që për shumë fansa të Heidit është komentuar si shokuese.

Në videon e bërë menjëherë virale, Juli është nën shoqërinë e Eglës, Çimit dhe Gracianos në oborr.

Teksa të gjithë janë duke biseduar për Heidin, Juli është shprehur se një ish-banor ka thënë se Heidi do të ishte ishte lidhur me atë, nëse ai nuk do ishte i martuar, pasi e ka parë që ishte lojtar i fortë.

“Një banor që nuk është më këtu, i ka bërë një analizë kësaj (referuar Heidit) dhe i ka thënë këtë fjali: “Ti i ke fiksim lojtarët e fortë dhe ti iu ngjitesh. Ti tha e ke parë që në fillim që ky burri është lojtar i fortë por nuk lidheshe dot me të se ishte i martuar, për mua dhe pastaj gjeti tjetrin”, tha Juli.

Në këtë moment ka ndërhyrë Egla dhe Graciano të cilët kanë thënë se nuk e shohin ashtu.

Egla: Nejse unë nuk e shoh dot ashtu, më vjen keq Juli.

Graciano: E ke gabim. Nuk e shoh ashtu.

Juli: Tani hajde flasim, a doni të flisni, t’i thoni gjërat troç?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: