Përfaqësuesja e Agjencive Imobilare dhe fabrikave të prodhimit të tullave dhe çimentos, Ilda Rusinë tryezën e diskutimeve të qeverisë me Dhomat e Tregtisë i është ankuar kryeministri Edi Rama, se bizneset kryesisht ato të prodhimit, si fabrikat e çimentos dhe tullave që dikur njiheshin për markën “Made in Albania”, po falimentojnë.

Duke ia hedhur fajin kostove të larta me të cilat blejnë çmimin e energjisë dhe akcizës së lartë të gazit, ajo tha se në tregun shqiptar po ulet këmbëkryq tulla nga Kosova, për shkak të politikave lehtësuese që ndjek Prishtina, ndryshe nga qeveria në Shqipëri.

“Sot që flasim fatura jonë e energjisë është më e lartë e rajonit. Ajo që kemi kërkuar është lejimi i licencave tonë me 0.5 të prodhimit. Nuk duam të shesim por të prodhojmë për të ulur kostot. Në dijeninë time një fabrikë tullash është mbyllur ndërsa një fabrikë çimentoje është drejt falimentimit. Problemi tjetër i madh është gazi dhe akciza e gazit. Është vendosur një akcizë që ne gazi dhe energjia elektrike na zënë 42-48% të kostos reale. Është akciza 6 lekë për litër. Shto dhe TVSH është 16 lekë. Sot tulla e Kosovës është në treg këmbëkryq. Jo vetëm nuk po eksportojmë dot por kemi import dhe ndihemi të diskriminuar që nuk luajmë dot me të njëjtat rregulla loje. Këto kishim ne në fabul megjithatë kamë përshtypjen se për problemet dhe situatat ju jeni në dijeni”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb