Teoritë konspirative mbi rrjetin 5G të internetit, duket se kanë fuqizuar një industri të re biznesi. Disa kompani teknologjie, kanë prodhuar disa aksesorë dhe byzylyqe, me pretendimin se ato të mbrojnë nga rrezatimi i rrjetit 5G.

Sipas BBC, autoriteti holandez për sigurinë bërthamore dhe mbrojtjen nga rrezatimi (ANVS) lëshoi ​​një paralajmërim për 10 prej këtyre produkteve që zbuloi se lëshonin rrezatim të dëmshëm jonizues.

Ai u bëri thirrje njerëzve që të mos përdorin produktet, të cilat mund të shkaktojnë dëm me konsumimin afatgjatë.

Nuk ka asnjë provë që rrjetet 5G janë të dëmshme për shëndetin. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se rrjetet celulare 5G janë të sigurta dhe nuk ndryshojnë thelbësisht nga sinjalet ekzistuese 3G dhe 4G.

Rrjetet celulare përdorin valë radio jojonizuese që nuk dëmtojnë ADN-në. Pavarësisht kësaj, ka pasur sulme ndaj transmetuesve nga njerëz që besojnë se janë të dëmshëm.

Produktet e identifikuara përfshinin një maskë gjumi “Energy Armor”, byzylyk dhe gjerdan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb