Me vite të tëra banorët e tri fshatrave Shtane, Dukagjin dhe Shikaj të Njësisë Administrative Malzi, për t’u lidhur me qytetin e Kukësit dhe ‘Rrugën e Kombit’, lëvizin me automjete të larta në një rrugë tërësisht të amortizuar. Drejtuesit e mjeteve shprehen, se me nisjen e reshjeve të shiut apo edhe dëborës rreziku për aksidente është tepër i lartë.

Banorët thonë se kanë kërkuar, si nga pushteti lokal, ashtu edhe nga ai qendror, për rehabilitimin e rrugës, e cila është vetëm 10 km.

Projekti për rehabilitimin dhe shtrimin me asfalt të rrugës është hartuar nga Bashkia e Kukësit rreth 6 vite më parë. Ndërkohë, qeveria dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk kanë dhënë një buxhet, për rrugën që u shërben rreth 100 familjeve të tri fshatrave.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: