Futbollisti Jose Correia i ka shpëtuar mrekullisht një aksidenti automobilistik. I njohur nga të gjithë si ‘Ze Turbo’, futbollisti që ka luajtur me të rinjtë e Interit e më pas u transferua në Portugali ku luan për Tondelan, udhëtonte me një mjet tip “Mercedez”.

Sipas sajtit “Fcinter1908.it”, mësohet se Correia ka marrë fraktura, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sajti ka publikuar edhe një foto nga vendi i ngjarjes, ku shfaqet automjeti i Jose Correia, pothuajse i shkatërruar. Ajo që nuk dihet ende është se si do të shkojë fati i futbollistit në fushën e gjelbër.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb