Një aksident është regjistruar sot në aksin nacional Mallakastër-Memaliaj. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:35, në aksin nacional Mallakastër-Memaliaj, në fshatin Krahës, në vendin e quajtur “Kthesa e Kalivaçit”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet V. K., banues në fshatin Peshtan, Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi” ka goditur tre mjete të parkuara (dëme materiale) dhe (këmbësorin) shtetasin Q. H., 87 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Memaliaj, i cili u transportua për në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Nga shërbimet e Policisë Rrugore është shoqëruar drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet V. K. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb