Një ngjarje e rëndë është raportuar këtë shtunë në Mallakastër. Sipas policisë 60-vjeçari P.J. i ka dhënë fund jetës. I moshuar dyshohet se ka konsumuar sasi medikamentesh mjekësore në varrezat e qytetit të Ballshit dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

60-vjeçari mësohet se në gjendje të rënduar shëndetësore ka konsumuar medikamente mjekësore pranë varrit të bashkëshortes së tij. Petrit Jaupaj ishte mësues i lëndës Biologjo-Kimi në shkollën 9-vjeçari. Bashkëshortja e tij kishte ndërruar jetë rreth një vit e gjysmë më parë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI

Mallakastër/Informacion paraprak

Në varrezat e qytetit të Ballshit, shtetasi P. J., 60  vjeç, dyshohet se ka konsumuar sasi medikamentesh mjekësore dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: