Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Qafë Thanë-Librazhd me pasojë një viktimë. Policia bën me dije se rreth orës 14:35,në  aksin rrugor Qafë Thanë-Librazhd,  në vendin e quajtur “Guroja”, mjeti  minibus me drejtues shtetasin P.C., 55 vjeç,  banues në Prrenjas është përplasur me mjetin furgon me drejtues shtetasin Q.B., rreth 60 vjeç, banues në Prrenjas.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetë drejtuesi i fugonit shtetasi Q.B., si dhe janë plagosur 4 shtetasit që ishin pasagjerë në mjetin minibus dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Aksident Ne Librazhd1

Prrenjas/ Informacion paraprak

Më datë 31.10.2021, rreth orës 14:35,në  aksin rrugor Qafë Thanë-Librazhd,  në vendin e quajtur “Guroja”, mjeti autobuz me drejtues shtetasin P.C., 55 vjeç,  banues në Prrenjas është përplasur me mjetin furgon me drejtues shtetasin Q.B., rreth 60 vjeç, banues në Prrenjas

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetë drejtuesi i fugonit shtetasi Q.B., si dhe janë plagoaur 4 shtetasit që ishin pasagjerë në mjetin autobuz dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: