Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Bilisht në afërsi të fshatit Bitinckë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se në aksident janë përfshirë dy automjete, e për pasojë ka mbetur i lënduar një person, i cili po transportohet drejt spitalit të Korçës.

Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: