Një aksident është shënuar në qytetin e Korçës.

Gazetarja Lorena Kodra, raporton për “BalkanWeb”, se një autoambulancë është përplasur me një pemë dhe si pasojë është përmbysur në mes të rrugës. Në mjet në momentet e përplasjes, mësohet se kanë qenë drejtuesi dhe një mjek.

Drejtuesi i mjetit ka marrë disa lëndime trupore, por për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb