Një aksident rrugor është regjistruar në afërsi të Prefekturës së Korçës, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.
Sipas të dhënave paraprake, këmbësori po kalonte rrugën në momentin kur është goditur nga mjeti. Menjëherë pas ngjarjes, i dëmtuari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
