Një aksident është regjistruar këtë të premte në afërsi të rrethit të Selitës në Tiranë. Mësohet se drejtuesi i makinës, shtetasi M.L., ka përplasur motomjetin që drejtohej nga 24-vjeçarin M.V.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motomjetit është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.05.2022, në afërsi të rrethit të Selitës, mjeti me drejtues shtetasin M. L., ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin M. V., 24 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: