Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës , në zonën e quajtur Lungomare ku një automjet tip “Skoda” ka përplasur një shpërndares picash me motor.

Gazetari Enrik Mehmetaj raporton per BalkanWeb se i aksidentuar ka mbetur vetëm djali që drejtonte motorin dhe është shoqëruar nga ambulanca per nje kontroll më të detajuar por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën thjesht ka pasur disa dëmtime të lehta. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë për zbardhjen e detajeve të ngjarjes.

 

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: