KORÇË

Një parakalim i gabuar i makinës tip benz, dyshohet të jetë shkak i aksidentit të mbrëmjes së djeshme në Korcë, ku një person humbi jetën ndërsa 4 të tjerë mbetën të plagosur. Burime nga blutë e Korcës thanë se kanë bërë të mundur arrestimin Daniel Hyka i cili mbrëmjen e së dielës udhëtonte me automjetin e tij tip benz.

Po sipas të njëjtave burime, një parakalim i gabuar i Hykës dyshohet të jetë bërë shkak i aksidentit, duke u përplasur me një tjetër automjet tip ‘golf’, në të cilën udhëtonin 5 anëtarët e një familjeje nga Kamza.

Si pasojë e përplasjes humbi jetën 55-vjecari Agron Qamo, baba i dy fëmijëve, ndërsa mbetën të plagosur 4 persona. mësohet se një prej të plagosur është në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, për trajtim më të specializuar mjekësor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb