LEZHË

Detaje të reja për aksidentin e rëndë në Lezhë ku mbetën të plagosur dy persona. Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se në automjetin tip “Wolksvagen” udhëtonin dy të rinjtë Dajan Nikolli drejtues, Adrian Paloka pasagjer 20 dhe 17 vjeç, të cilët si pasojë e përplasjes me një shtyllë në karburant kanë marre dëmtime të rënda.

Burime paraprake bëjnë me dije se shkak i aksidentit është bërë ndërprerja e rrugës nga një automjet tjetër i cili është larguar nga vendngjarja. Menjëherë në vend kanë mbërritur ambulancat dhe zjarrfikëset pasi dyshohej se karburanti mund të përfshihej nga flakët.

Sipas ekspertëve të policisë në vendngjarje një nga shkaqet e aksidentit është edhe shpejtësia tej normave të lejuara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb