KOSOVE

Reperja Tayna ka pësuar mbrëmjen e djeshme një aksident automobilistik në Prishtinë. Ajo po lëvizte me makinën e saj të tipit “Mercedes Benz” në rrugën “Eqrem Çabej”, kur u përplas nga një makinë tjetër.

72103278 2797444183601844 885069343820349440 N 450x600
72103278 2797444183601844 885069343820349440 N 450×600

Menaxheri i Taynas, Rinor Hykolli, ka konfirmuar se artistja që ai ka në menaxhim është aksidentuar mbrëmjen e djeshme në lagjen Bregu i Diellit shkruajnë mediat kosovare.

Menaxheri i artistes është shprehur se mjeti i artistes është goditur nga një makinë tjetër. Tayna është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk ka marrë lëndime në trup, por vetëm dëmtime të vogla të mjetit me të cilin udhëtonte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb