Policia  në kuadër të masave të përforcuara në luftën kundër tregtisë së paligjshme me drogë  dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike – Kavadar, zhvilloi një aksion anti-drogë në rrethin e Shkupit, me ç’rast në një depo në Butel është gjetur dhe konfiskuar  mbi 1 tonë drogë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski, raportojnë mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

“Është privuar nga liria një person, ndaj të cilit do të ngrihet padi adekuate në bazë të nenit 215, alineja 1, nga Kodi Penal. Hetimi është në zhvillim e sipër për të zbuluar edhe përfshirjen e personave të tjerë në tregtinë e paligjshme me marijuanë”, deklaroi Tasevski.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb