TIRANË- Policia e Qarkullimit Rrugor të Tiranë, gjatë një nisme të zhvilluar për parandalimin e aksidenteve, ka zhvilluar sot herët në mëngjes një aksion për ndalimin e personave që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur. Gjatë aksionit, policia ka arrestuar 9 persona, mes tyre një femër dhe një shtetas kanadezë.

Konkretisht janë arrestuar shtetasit Xhorxhina Likrama, Fatjon Shaqiri, Fadil Bermeta, Ledian Toci, Ledjan Agalliaj, Olgert Agolli, Smajl Selimaj, Shkëlqim Disha dhe shtetasi kanadez Adam Campbell.

Këta shtetas u arrestuan për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.

Aksioni u zhvillua në orët e vona të natës dhe në mëngjes herët.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb