Ish-deputeti Ervin Salianji ka akuzuar kryetarin e PD, Sali Berisha lidhur me vendimin e opozitës për të braktisur punimet e Kuvendit në momentin kur në sallë po mbërrite kryeministri Edi Rama.

Sipas Salianjit, ky veprim dëmton rolin e opozitës dhe e largon atë nga përballja institucionale me qeverinë në një moment të rëndësishëm politik.

Në një reagim në rrjetet sociale, Salianji shprehet se lëvizja e Berishës është rrjedhojë e asaj që ai e quan bashkëqeverisje mes kreut të PD dhe kryeministrit Edi Rama.

“Nuk është rastësi që gjithnjë e më shumë demokratë dhe qytetarë kërkojnë largimin e tij, duke e konsideruar pjesë të së njëjtës bashkëqeverisje me Edi Ramën. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin e kërkon Ramën me gjasme çdo ditë kur Rama mungon e ndërkohë që ai vjen në parlament, Berisha e braktis me një teatër që tani e kanë kuptuar të gjithë!”, shprehet Salianji.

Reagimi i Salianjit

Sali Berisha kreu sot një tjetër akt tradhtie ndaj demokratëve dhe opozitarëve. Nuk është rastësi që gjithnjë e më shumë demokratë dhe qytetarë kërkojnë largimin e tij, duke e konsideruar pjesë të së njëjtës bashkëqeverisje me Edi Ramën. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin e kërkon Ramën me gjasme çdo ditë kur Rama mungon e ndërkohë që ai vjen në parlament, Berisha e braktis me një teatër që tani e kanë kuptuar të gjithë!
Në një moment kur qytetarët janë ngritur në këmbë kundër qeverisë dhe Shqipëria pret një përballje të fortë parlamentare me Ramën, Berisha zgjedh të bëjë teatër politik paradite, vetëm për t’i hapur rrugë dhe për të mos e vënë në vështirësi kryeministrin gjatë paraqitjes së tij në seancë.
Regjimi Rama–Berisha po i merr frymën demokracisë, po asgjëson opozitën reale dhe po bashkëqeveris në dëm të interesit publik. Shqiptarët meritojnë një alternativë të vërtetë, jo një konflikt të inskenuar që në fund i shërben mbajtjes së të njëjtit sistem në pushtet

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb