Qytetarët që protestuan për disa orë para Kryeministrisë, kanë nisur marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit.
Në mbyllje të protestës, një prej aktivistëve të kësaj proteste, Gent Progni i bëri thirrje turmës së qytetarëve që të shkojnë te SPAK dhe të kërkojnë llogari se pse nuk arrestohet ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.
“Edhe diçka, te shkojmë te SPAKu dhe ti themi; pse nuk po arreston Ballukun?!”, tha ai.
