Matteo Guendouzi është zyrtarisht futbollist i Lazios. Fitorja e marrë dje në Genoa, bëri që kryeqytetasit të mos zbresin më poshtë se vendi i 12-të në rënditje, sido që të shkojë pjesë e mbetur e sezonit. Kështu, për mesfushorin Guenzdouzi aktivizohet opsioni i blerjes së kartonit nga Marseille.

Sa i takon shifrave, italianët kanë paguar 1 milion euro për huazimin,  ndërsa tani në total, ky operacion i kushton 15 euro lacialëve. Guendouzi ka realizuar 3 gola dhe ka dhuruar 4 asiste në të gjitha garat.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb