Chris Evans dhe gruaja e tij e re, Alba Baptista, janë gati të thonë “E dua” për herë të dytë.

Çifti i cili u martua në qytetin e lindjes së aktorit të Marvel, në Boston, do të ketë një festë të dytë martese në Evropë.

” Do të jetë një festë e dytë në Portugali për anëtarët e familjes së Alba që nuk mund të gjendeshin në Massachusetts,” tha një burim ekskluzivisht për Page Six. “ Diku këtë javë, besoj. Më pas ata do të nisen nga Portugalia për muajin e mjaltit”.

Lajmi për ceremoninë e dytë të martesës vjen vetëm disa ditë pasi Evans dhe Baptista u martuan në një ceremoni intime në shtëpinë e tyre në Boston.

Në ceremoninë e “bukur” çifti ftoi të afërmit dhe miqtë e tyre më të afërt. Në dasmë morën pjesë disa nga yjet e Marvel të Evans, duke përfshirë Jeremy Renner, Robert Downey Jr., Scarlett Johansson dhe Chris Hemsworth.

Të pranishëm ishin edhe yjet Emily Blunt, John Kranczynski, Brian Greenberg dhe Jamie Chung.

Përveç dasmës kryesore, burimet i thanë People të hënën se të sapomartuarit dhe të ftuarit e tyre u takuan në një pronë private në Cape Cod, Massachusetts gjatë fundjavës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb