Ezra Miller, aktori i njohur për rolin e Flash në “Justice League”, u arrestua në Haëaii për herë të dytë brenda disa ditësh për sulm.
Sipas njoftimeve nga policia, aktori ka hyrë në një pronë private dhe kërkesës së një gruaje për t’u larguar, i është përgjigjur duke e goditur me karrige në ballë.

Aktori u ndalua në një semafor dhe u lirua në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Në fund të marsit, Miller u akuzua për ngacmim dhe sjellje të dhunshme, teksa i rrëmbeu mikrofonin një gruaje që po këndonte në një bar karaoke, në Big Island dhe sulmoi një burrë që luante me shigjeta.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb