Emri io tij Jozef Gjura. Është 25 vjeç dhe është pjesë e kastit të një prej sagës më të ndjekur italiane, ‘Sul piu Bello’. Filmi është xhiruar i gjithi në Torino dhe flet për historinë e Martës, një vajze e cila vuan nga një sëmundje e rrallë. Këto vuajtje ajo i përballon krah dy shokëve të saj Fredericca-s dhe Jacopo, i cili interpretohet nga aktori me origjinë shqiptare.

Jozef ka lindur në Shkodër në vitin 1994. Në moshën 6-vjeçare u transferua në Itali së bashku me prindërit. Ai është diplomuar “Teatro Stabile” të Torinos për aktrim por ka punuar edhe si fotomodel. Aktori shqiptar ka qenë gjithashtu edhe imazh i brand-it të njohur italian, Ferragamo.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në një intervistë dhënë dy vjet më parë për mediat shqiptare, Gjura ka thënë se flet shumë mirë shqip.“Më pëlqen shumë të flas shqip, nëse do të kem një fëmijë, do t’i flas shqip. Shkoj shpesh në Shqipëri e përherë më shkakton një efekt të çuditshëm, pasi është diçka që më përket por, që njëkohësisht e ndiej të largët”, është shprehur aktori i njohur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: