Aktori turk, Kivanç Tatlitug është një prej meshkujve më të preferuar e të komentuar në Turqi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ai është ndër më të suksesshmit e të talentuar me projekte të shumta në seriale e filma duke e bërë kështu edhe ndër më të paguarit në kinematografin turke.

Përveç në seriale, 36 vjeçari është edhe imazh i markave të njohura, së fundi ai u pagua me 1 milion euro për reklamën e veshjeve të markës Mavi.

Dhe paratë e fituara aktori po i shpenzon për ti plotësuar dëshirën bashkëshortes së tij, Basak Dizer e cila është një stiliste shumë e njohur në Turqi.

Tatlitug thuhet se ka marrë me qera një butik në Bodrum, ku bashkëshortja e tij po mendon të zgjerojë biznesin e saj si kreatore e modës dhe ai nuk ka kursyer ndihmën e tij për partneren.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb