Drejtoreshë e teatrit “Migjeni” në Shkodër, aktorja Rita Gjeka e ftuar në “Vila24”, ndau momentet më të forta të jetës. Ajo e nisi me karrierën, ku përcolli situatën e vështirë në teatër për shkak të mosmirëfunksionimit të kaldajave, vendosmërinë për të vënë në skenë një pjesë të Ernest Koliqit, përtej rezervave “të elitës”, siç thotë ajo dhe sakrificave për shkak të pandemisë. Më tej Gjeka ndalet tek humbja aksidentale e bashkëshortit të saj Xhorxhit, duke thënë se preferon që dhimbjen ta mbajë për vete.

“Kur mbyll derën e shtëpisë me çelës, unë jam prapë me Xhorxhin..”- e prekur, Rita zgjedh fjalët me modesti. Por gëzimi i saj është e bija, Silvia së cilës i përcolli një mesazh shumë domethënës. Moderatorja, Brunilda Lahe i sjell në kujtesë një postim që ajo kishte bërë në rrjete sociale ku kërkon që njerëzit ta duan veten, por për veten e saj përgjigjet me batutë: “Jo, nuk e dua se unë pi shumë cigare”. Me humorin tipik shkodran, Gjeka flet edhe për miken e saj të ngushtë, aktoren Zyliha Miloti, duke zbuluar një tjetër pjesë të saj që nuk kemi mundur ta njohim përmes ekranit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb