Lumenj djerse, sakrifica dhe mund për të arritur një qëllim të vetëm. Historia e aktores shqiptare Oriana Cama është një histori e mbushur me forcë e besim të jashtëzakonshëm për të mposhtur mbipeshën pas shtatzanisë.

Oriana ka arritur të bëjë transformimin më të madh në jetë, ka arritur në pak kohë të humbasë 40 kilogramë. Rrugëtimi i saj është i mbushur me sfida dhe momente dobësie por në fund rezultati është i pabesueshëm. Gratë dhe vajzat mund t’ja dalin thotë Oriana e cila ka uruar 8 marsin në një mënyrë krejt të veçantë. Përmes një video në rrjetet sociale ka treguar sesi ka fituar luftën me mbipeshën pas shtatëzanisë.

“E dashur grua!Kjo është videoja e transformimit të trupit tim pas shtatzënisë, dhe lufta ime me mbipeshën!Nuk ishte aspak e lehtë për mua ta postoja, Kryesisht fotografitë që do të shihni, i gjeta në bisedat në whatsapp me mikun tim më të mirë! As e dija që i kisha! Kohët e fundit rrjetet sociale nuk janë aq sociale, ato janë më shumë rrjete që promovojnë depresionin! Unë shoh çdo ditë vajza që luftojnë vajzat! Unë e ndaj këtë video pasi ende besoj tek gratë që mbështesin gratë!Dua të bëj një falënderim të veçantë për mjekun tim Vincenzo Loddo i cili më ndihmoi në këtë udhëtim të vështirë! Gëzuar ditën e gruas! Fitorja në betejat tuaja !!!” -shkruan aktorja Oriana Cama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: