Personazhi i famshëm televiziv Kim Kardashian spikati edhe një herë në Met Gala duke zgjedhur një krijim Schiaparelli të punuar me 50 mijë perla dhe të qëndisur me 16 mijë kristale. Siç raportohet nga revista Glamour, perlat ishin një element kyç i Karl Lagerfeld gjatë mandatit të tij 36-vjeçar në shtëpinë e famshme të Chanel.

“Kam filluar xhirimet në fund të këtij muaji me prodhimin që tashmë është duke u zhvilluar”, tha Kardashian për Variety për rolin e saj të ri në serialin televiziv “American Horror Story: Delicate”. “Jam shumë e emocionuar,” tha ajo.

Kardashian do të luajë në sezonin e 12-të të serialit televiziv të Ryan Murphy dhe Brad Falczak, shkruar nga Halle Pfeiffer.

“Është shumë kënaqësi…të provosh diçka të re. Jam shumë e emocionuar për këtë eksperiencë”, shtoi ajo teksa zbuloi se po merr mësime aktrimi për këtë rol. “Sigurisht që po. Është një sfidë dhe më pëlqen të sfidoj veten”.

Në “American Horror Story: Delicate” gjithashtu luajnë Emma Roberts, Matt Zukri, Cara Delevingne dhe Emjay Rodriguez, ndër të tjera.

Seriali bazohet në romanin “Delicate Condition” nga Danielle Valentine, i cili do të dalë në gusht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb