FIER

Agjencia Kombëtare e Ushqimit pas një aksioni të ndërmarrë ditën e sotme ka mbyllur pesë subjekte në qytetin e Fierit, të cilat ushtronin aktivitetin e “Fast Food” në kundërshtim me parametrat e lejuar.

Gjithashtu ky institucion gjobiti me 50 mijë lekë një subjekt tjetër, ku pas kontrollit, u verifikua me shkelje.

Ditën e djeshme u shkarkuan tre drejtorë të AKU-së në qytetin e Tiranës, Durrësit dhe të Korçës për mos përmbushje të detyrave, të parashikuara sipas në ligjit. Ndërkaq pas nismës së qeverisë, janë parashikuar edhe ndryshime të forta në Kodin Penal duke kërcenuar me burg abuzuesit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb