Ganezit Kobina, futbollisti i ekipit të Tiranës ka shkuar sot në gjykatën e Tiranës, ku pritet të përbalet me akuzën, pas një viti në ndjekje penale për falsifikim të dokumenteve, letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave.

Në videon e siguruar për “BalkanWeb” Kobina shfaqet me maskë, në pritje për t’ futur në seancë, ku më herët ishte kërkuar shoqërimi i tij me forcë, pasi nuk paraqitej.

Kujtojmë që telashet për futbollistin e Tiranës nisën më 6 qershor të vitit 2019 ku gjatë kthimit nga Turqia në Shqipëri, policia kufitare në Rinas ka vërejtur se viza njëvjeçare e tij kishte skaduar dhe i kërkoi një leje qëndrimi.

Ai e paraqiti një të tillë, por polici verifikoi se leja ishte e falsifikuar, por kishte foton e tij. Kur prokuroria e morri në pyetje futbollistin, tashmë me nënshtetësi shqiptare tha se këtë dokument ia kishte dhënë një njeri që ndiqte ndeshjet e Tiranës në stadium, por që ai nuk e njihte. E kishte takuar dhe ai pas tre javësh i kishte dhënë dokumentin e lejes së qëndrimit.

Vetëm pas disa muajsh e kishte kuptuar se personi që i dha dokumentin s’kishte lidhje me ekipin e Tiranës.

Kobina është futbollisti që mori nënshtetësinë nga Presidenti Meta, i cili është vënë sëfundmi në shenjëstër të sulmeve politike, se i dha nënshtetësinë një futbolisti që kishte probleme me drejtësinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb