SARANDE- Një ndihmës kontrollori i policisë kufitare në Qafë-Botë ka rënë në pranga, pasi akuzohet për kontrabandë cigares. Në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe kontrabandës, sot në orët e para të mëngjesit, strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, bënë të mundur arrestimin e Sokrat Gugës.

Sipas burime policore, ky punonjës policie ka konsumuar elementët e figurës së veprës penale, të “Kontrabandës me mallra që paguhet akcisë”. SHÇBA, pas një hetimi pro-aktiv me metoda dhe mjete speciale të hetimit, dokumentoi veprimtarinë e kundraligjshme të këtij punonjësi policie, për veprën penale “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcisë”, konkretisht cigare të markës “Marlboro” dhe “Slims”.

Punonjësi i Policisë, Sokrat Guga, i merrte stekat me cigare në Duty-Free-Shop në pikën doganore në anën greke të kufirit dhe duke shfrytëzuar detyrën, i kalonte ato në territorin shqiptar, duke shmangur detyrimet doganore. Më pas këto mallrat i transportonte me mjetin e tij, tip “Benz Mercedez” me targa SR 4660 B, dhe i tregtonte në lokale të ndryshme në qytetin e Sarandës.

Në ngarkesën e fundit, të bllokuar në orët e para të mëngjesit në rrugën “Çamëria”, në segmentin rrugor “Qafë-Botë”, të rrethit Sarandë, punonjësit të policisë Guga iu kapën 36 kuti me steka cigaresh.
SHÇBA sekuestroi në cilësinë e provës materiale kutitë me cigare, 1 automjet që i përkiste shtetasit të arrestuar, si edhe 2 aparate telefona celularë. Materialet hetimore i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Sarandë. Ky është rasti i dytë i goditjes së kësaj veprimtarie kriminale, pasi tre ditë më u arrestua një tjetër ndihmës kontrollon, përkatësisht Mentor Cana.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: