Në një intervistë në “News24” deputetja e Partisë së Lirisë, deklaroi se ish-presidentit Ilir Meta po i mohohen shumë të drejta.
Gjithashtu ajo theksoi se Meta nuk intimidon dhe nuk prish asnjë prova, dhe shton se u rrëmbye me urdhër të Ramës. Sa i përket debatit për kafazin e qelqtë, Xhixho tha se kafazi në të cilën vendoset ish-presidenti është i paligjshëm. Më tej shtoi se për ish-drejtoreshën e AKSHI, Mirlinda Karçanaj ndiqet një tjetër standard.
“Meta u akuzua për një lobim 1 mln dollarë dhe akuza ra poshtë. Është vërtetuar ajo që ka prezumuar edhe zoti meta që nuk ka një pagesë 1 milion dollarë. Vetë akuza thotë që kjo akuzë ka rënë. Dhe kur zoti meta edhe pse i ben akuzat dhe akuzat do bien në çdo seancë, do çmonohet, në të njëjtin moment zonjës Karçanaj i zbutet masa. Më thoni një fakt të firmosur nga zoti Meta që i ka sjellë dëme buxhetit të shtetit. Pra ai thotë ta bëjmë live sepse kërkon transparencë. Duhet thënë që ka shkelje të të drejtave të tij, ai ka kërkuar thjesht që të zbatohen ligji dhe të drejtat e tij, por ka edhe një përgjegjësi zoti Meta duke qenë shtetar ka edhe një detyrim ndaj atyre që e kanë zgjedhur dhe kërkon transparencë. Dhe kafazi ku ndodhet zoti Meta është i paligjshëm”, tha ndër të tjera ajo.
