Është shoqëruar sot në Komisariatin nr. 2 në Tiranë, Emiljano Nina.

Gazetari Igli Çelmeta tha për Balkan Web se ai është shoqëruar pasi ishte në kërkim pasi akuzohej për mashtrim.

Gjithashtu bëhet me dije se ende po bëhen verifikime lidhur me çështjen në fjalë. Ndërkohë Emiljano Nina është kushëri i Ervis Martinaj.

NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin E. N., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”.

Ndalimi i tij u bë pasi më datë 31.03.2023, kanë bërë kallëzim dy shtetas se shtetasi E. N., ka marrë nëpërmjet mashtrimit, një automjet tip “Smart”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb