Prokuroria e Tiranës merr të pandehur ish-administratorin e shoqërisë ‘Salillari’, Lulzim Salillari. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Nën akuzë është shoqëria “Salillari” shpk me administrator Bledar Starova, pasi akuzohet për ndërtim të paligjshëm.

Në datën 06.07.2022, shërbimet e Postës së Policisë Farkë pranë Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë janë njoftuar nga salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë se në portalin e policisë së shtetit “Komisariati Dixhital” ka disa njoftime nga banorë të zonës së kopshtit Botanik rruga “Bilal Sina”, Njësia administrative Nr.13 Tiranë, ku thuhej së subjekti “Salillari” shpk po ndërton pallate pa leje.

Në pjesën e përparme të pallatit në krahun përball kopshtit zoologjik gjendet e fiksuar në një llamarinë e afishuar leja e ndërtimit nr.prot X-13444/6 datë 27.11.2020lëshuar nga Bashkia Tiranë ku thuhet se punimet kryhen nga shoqeria “Salillari” shpk, do të ndërtohet një godinë banimi dhe shërbimi 1,4 dhe 7 kate me 1-5 kat parkim dhe shërbim nëntokë me afat kryerjen e punimeve 60 muaj si dhe një foto e pamjes së jashtme të projektit të godinës.

Referuar aktit të konstatimit të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit rezulton se gjatë kontrollit të ushtruar në objektin me leje ndërtimi nr.X-13444/6 datë 27.11.2020 të objektit “Godinë banimi dhe shërbime1,4 dhe 6 kat me 1-5 kat parkim dhe shërbime nëntokë u konstatua ndryshim nga projekti i miratuar duke realizuar sipërfaqe shtesë në shkelje të kushteve të lejës së ndertimit ku sipas lejes totale sipërfaqe ndërtimore mbi tokë është 10516.29m2 dhe gjëndje faktike 12960.41m2 pra shtesë ndërtimi 2444.12m2.

Referuar lejes së ndërtimit me nr.prot X-13444/8 datë 27.11.2020 të Bashkisë Tiranë për objektin e sipërcituar me subjekt ndërtues “Salillari” shpk rezulton se leja e ndërtimit është “Godinë banimi dhe shërbimi 1,4 dhe 6 kate, me 1-5 kat parkim dhe shërbim nëntokë” në pronë të z.Erald Kamberi, z.Ermal Alla dhe z.Ervis Kamberi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb