Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjes së gazetarit Sokol Balla, në emisionin “Real Story”, në News24, se pse akuzat ndaj Lulzim Bashës për raportin e Dick Marty po bëhen para zgjedhjeve të 25 prillit.

Kryeministri mohoi që një gjë e tillë po bëhet për të dëmtuar kryedemokratin në zgjedhje, duke thënë se kjo është një çështje që lidhet me Kosovën dhe jo me Shqipërinë.

“Unë nuk kam asgjë tjetër në dispozicion përveç fjalës dhe fytyrës sime, si dhe historisë sime. Në këtë hapësirë jemi në fushën e pozicioneve të opinioneve të gjithsecilit. Nuk kam asnjë mendim për zgjedhjet dhe fushatën, kur flas për këtë temë, fare. E para, kjo është një temë kombëtare, që lidhet shumë më tepër me Kosovën, se me Shqipërinë. E dyta, nuk ka votime në Kosovë, por në Shqipëri. E treta, nuk është fare në horizontin tim, që ka zgjedhje më 25 prill. Ne sapo kemi mbyllur vitin e 7 të mandatit dhe kemi punuar me një strategji, me një plan, me një kalendar punësh dhe po vazhdojmë punën tonë”, u shpreh Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb