Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës për inceneratorët duke i akuzuar se ata e duan Shqipërinë të pistë, me ndërtime pa leje, të rrëmujshme dhe ‘’kap ça të kapësh’’.

Sipas Ramës me inceneratore dhe koncesione, Shqipëria po sheh investime, dhe qytetarët gjithsesi nuk paguajnë as një kokërr leku më shumë për shërbimet se çfarë paguanin më parë.

Po ashtu ai thekson se në zonat ku ka pasur fusha grumbullimi të plehrave jashtë standardeve janë shpëtuar tashmë jetë fëmijësh pasi helmohej mjedisi dhe uji.

 

”S’paguajnë asnjë kokërr leku më shumë, zero, për atë shërbim. Këto janë PPP-të tona. Me transformimin kolosal që po i bëhet marrëdhënies së Shqipërisë me mjedisin, tek fushat gangrenoze në Sharrë, Elbasan, Porto Romano Durrës, Fier, bëhet një ofensivë plehu. Plehu i vërtetë është në gojët e atyre që bëjnë një ofensivë të tillë për inceneratorët.

Kemi shpëtuar fëmijët, gjithë këtyre zonave nga sëmundjet. Që i kanë ndjekur nga pas, dhe kemi vendosur digën e helmimit të mjedisit dhe ujërave. Këta që jetojnë me plehrat në harmoni të plotë, jetojnë me shëmtinë në harmoni të plotë. Është çështja që u pëlqen Shqipëria e pistë, e rrëmujshme, kap ça të kapësh, futja kujt t’ia fusësh, dil matanë dhe shpall revolucionin.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb