Drejtori i COVID-2 ose spitalit ‘’Shefqet Ndroqi’’, Perlat Kapisyzi i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 i është përgjigjur me një histori akuzave të qytetarëve për infermierët.

KApisyzi thotë se ishte prapa derës, dhe një infermier 25-vjeçar po ushqente një të moshuar. ‘’Gjyshi, edhe dy lugë gjyshi’’- citon Kapisyzi fjalët e të riut ndaj të moshuarit.

Ai në ato momente u emocionua, por njëkohësisht u ligështua. Drejtori i spitalit e pranon se ‘’pyll pa derra’’ nuk ka, por siguron se spitali ‘”Shefqet Ndroqi’’ është kthyer në Vaterlo të vuajtjeve dhe sakrificave për pacientët dhe stafin shëndetësor bashkë.

 

Akuzat nga qytetarë të ndryshëm, por edhe spitale të tjera, se infermierët nuk i ndryshojnë rrobat nga djersitja, jo se nuk duan, por s’kanë mundësi dhe kohë.

PERLAT KAPYSYZI: Jo më kot thashë, një infermier ka 5 pacientë, qëllon që 4 ose 3 janë brenda dhomës, 2 të tjerë në dhomën tjetër. 5 pacientë janë. Tjetra është puna në ekip. Infermieri ndihmon infermierin për raste kur i sëmuri është shumë rëndë. Kur kërkon angazhim më të madh. Unë kam qenë prapa derës, edhe jam emocionuar dhe jam ligështuar. Gjyshi, edhe dy lugë gjyshi. Ai ishte çun 25-vjeç. Si ka mundësi i shajnë këto njerëz. Pyll pa derra s’ka, por s’mund të nëpërkëmbet ai personel shëndetësor, në atë spital. Aty ësthë Vaterlo e vuajtjeve dhe sakrificave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb