Kancelari austriak Sebastian Kurz dha dorëheqjen mbrëmjen e së shtunës pasi u përfshi në një skandal korrupsioni.

Ai tha se do t’ia dorëzojë kancelarinë ministrit të jashtëm Alexander Schallenberg.

Autoritetet austriake bastisën zyrat e Kurz dhe selitë e partisë në Vjenë të mërkurën mes dyshimit se ai dhe rrethi i tij i ngushtë komplotuan për të përvetësuar fondet publike për të korruptuar sondazhet dhe figurat e shquara të medias në këmbim të mbulimit të favorshëm.

Bastisjet shënuan një përshkallëzim të hetimit për korrupsion të prokurorëve ndaj Kurz, i cili tashmë përballet me padi të mundshme në një rast të veçantë që përfshin  akuzat për deshmi te rreme ne lidhje me dëshminë  që ai dha para një betimi  parlamentar vitin e kaluar.

 

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: