Autoritetet e Kosovës kanë bërë të ditur të enjten se është arrestuar një zyrtar i policisë në mbrëmjen e 3 shtatorit, nën dyshimet se i ka kryer veprat penale, “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Zyrtari i arrestuar ka qenë i angazhuar në njësinë speciale operative.  Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se me autorizim të organeve të drejtësisë janë kryer bastisje në objektin e banimit në Vushtrri ku jetonte i dyshuari, dhe që ka rekomanduar suspendimin e këtij zyrtari policor.

Të dhënat e Inspektoratit Policor të Kosovës tregojnë se gjatë vitit të kaluar ka pasur gati 700 ankesa për vepra penale nga zyrtarët policorë – në mesin e tyre disa për sulme./REL

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb