Vala e arrestimeve për inspektorët që kanë shpërdoruar detyrën vijoi edhe në Himarë, ku u vu në pranga drejtori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit Dorian Hoxha.
Operacioni për arrestimin e Dorian Hoxhës u zhvillua në Palasë dhe drejtori i IMT akuzohet për “shpërdorim detyre”.
Burime për News24 bëjnë të ditur se Dorian Hoxha dyshohet se ka lejuar ose nuk ka parandaluar shkelje në kundërshtim me ligjin gjatë ushtrimit të detyrës.
