GREQI

76-vjeçari shqiptar, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht mbesat e tij ka dalë sot para gjykatës së Selanikut, ndërsa ndaj tij u vendos masa ‘arrest me burg’. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, doli para gjykatës në orën 12:00.

Sipas GRTimes, ai mohoi akuzat dhe pretendoi se gjestet e turpshme që i atribuohen atij ishin një shenjë e një dashurie të tepruar për mbesat e tij. Familjarët dhe të afërmit e tjerë u mblodhën në Gjykatën e Selanikut për të mbështetur të akuzuarin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ata thanë se 76-vjeçari kishte qenë në Greqi për dy muajt e fundit, ku u bllokua për shkak të koronavirusit dhe nuk mund të kthehej në Shqipëri. “Ai ka fëmijë dhe nipër e mbesa që i ka rritur me dashuri. Nëse ai do të kishte bërë diçka, ne do ta kishim vrarë atë”, u thanë gazetarëve të afërmit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb