David Alaba mbetet një çështje që shqetëson jo pak Bayern Munich. Klubi gjerman dëshiron të mbaj në skuadër mbrojtësin austriak, por sipas kushteve të tyre, në tavolinë mbetet oferta për të rinovuar kontratën, ofertë që përfaqësuesit e tij nuk e kanë pranuar ende. Bayern rrezikon të humbas flas një nga titullarët më të rëndësishëm në vitet pasi Alabas i skadon kontrata në fund të këtij sezoni.

Alaba 1200
Alaba 1200

Bayern mori përsipër një kosto të tillë duke e mbajtur edhe këtë vit në skuadër me shpresën që Alaba do të rinovoj kontratën. Në pritje se çfarë do të vendos mëngjarashi, sipas “TuttoSport”: Juventus dhe Man.City qëndrojnë në dritare, gati të plotësojnë mbrojtësit çdo kërkesë financiare pasi do të kursenin shumë para nga transferimi i tij falas.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb