Një operacion i madh u krye mesditën e së mërkurës nga policia e Hamburgut pas informacionit për një incident me armë në një shkollë në periferi të Blankenesee, në anën perëndimore të qytetit.

Sipas Bild, dy nxënës të moshës 12 dhe 16 vjeç (për momentin nuk është e qartë nëse kanë studiuar në shkollën e caktuar) kanë hyrë në një klasë dhe kanë kërcënuar me armë një mësuese.

Makinat e patrullës nga i gjithë Hamburgu mbërritën në vendngjarje, një helikopter policie dhe forca speciale hynë në ambientet e shkollës, duke i drejtuar nxënësit të sigurt drejt daljeve. Në të njëjtën kohë, prindërit janë njoftuar që të shkojnë në objekt për të marrë fëmijët e tyre.

Sipas informacioneve të fundit të Bild, autorët e ngjarjes janë larguar në drejtim të panjohur dhe janë shpallur në kërkim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb