Një bombë është gjetur sot shumë pranë stadiumit “Olimpiko” në Itali, vetëm një orë para nisjes së ndeshjes Itali-Zvicër.

Mediat italiane raportojnë se ishte një qytetar ai që njoftoi policinë se kishte vënë re që nga një mjeti tip Smart kishte dalë një fitil. Ngjarja u regjistrua në zonën e Piazza Mazzinit.
Pas njoftimit, policia shkoi në vendngjarje, ndërsa policia evokoi tifozët nga zona jashtë stadiumi.

Ndërkohë, pas këqyrjes së objektit të dyshuar, u verifikua se brenda Smartit ishte një bombë e cila dukej se ishte ndërtuar në shtëpi, që më pas është çaktivizuar nga forcat xheniere italiane. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Kujtojmë se sot në stadiumin ‘Olimpico’ priten që të jenë të pranishëm 16 mijë tifozë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: